Erdha prapë me t’pa
Këtu qenke pra
Me t’pa n’perëndim
Të zhveshur, pa gjelbrim
Të mbaj mend mirë ty
Kur shpirtin ma ngrije
Buzëqeshje në heshtje
Me valët fije fije
Mirë po mbahesh mirë
Edhe pse shteron
Kthehesh në pranverë
Ti çdo gjë pushton
Të njoh në thellësi
Ti je një vrastar
Por për mua mbetesh
Një mik i pandar’