Sunday, June 29, 2025
BallinaVitrina e libritLuan Sheshi -VJESHTË MBI VALË...

Luan Sheshi -VJESHTË MBI VALË…

VJESHTË MBI VALË…

Vjeshtë mbi valë,
ëndërrat kriposur,
një heshtje e çalë,
brigjet…pllakosur…


Shteg kujtimesh,
ngecur…trishtimi,
kohë vyshkimesh,
shkumë…harrimi


Qiejtë zemëruar,
me plumb ngjyer,
brengë e paftuar
mall…i parrëfyer…


Vjeshtë mbi valë,
shteg-shtëngate,
një heshtje e çalë,
ndnjell krisë nate…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT