Saturday, December 27, 2025
BallinaLajmeGjenden dy burra të vdekur në rrugë, njëri në Fushë Kosovë e...

Gjenden dy burra të vdekur në rrugë, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Drenas – Policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me dy raste të vdekjeve, ku dy burra janë gjetur të vdekur në në rrugë. Njëri rast ka ndodhur në Fushë Kosovë e tjetri në fshatin Komoran të Drenasit, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se trupat e pajetë të dy viktimave janë dërguar për obduksion në Insitutitin e Mjekësisë Ligjore.

Rr. Pajazit Islami, Fushë Kosovë  24.11.2023 – 08:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë nga një dëshmitar rasti i cili është dërguar në QKUK, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Fsh. Komoran, Gllogoc  24.11.2023 – 18:18. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë nga disa kalimtar. I njëjti është marrë nga autoambulanca dhe nga mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gllogoc është konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT