BallinaSportBarcelona synon Lisandro Martinezin, katalunasit mund ta transferojnë falas

Barcelona synon Lisandro Martinezin, katalunasit mund ta transferojnë falas

Barcelona po e monitoron nga afër situatën e mbrojtësit argjentinas, Lisandro Martinez, dhe mund të tentojë transferimin e tij si lojtar të lirë në verën e ardhshme, në rast se ai largohet nga Manchester United.

Sipas gazetarit Juan Jesus, Martinez është në radarët e klubit katalunas prej disa sezonesh dhe vlerësohet lart nga drejtuesit e Barcelonës.

Klubi spanjoll e sheh situatën kontraktuale të mbrojtësit si një mundësi të favorshme në tregun e transferimeve, veçanërisht nëse ai nuk arrin marrëveshje me Manchester United për rinovimin e kontratës.

Megjithatë, një lëvizje e mundshme drejt Barcelonës do të varet nga zhvillimet e ardhshme mes Martinezit dhe klubit anglez. Deri atëherë, katalunasit do të vazhdojnë ta përcjellin me vëmendje situatën e argjentinasit.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT