BallinaVitrina e libritBlerina Pellumbi-Shkretëtira e shpirtit

Blerina Pellumbi-Shkretëtira e shpirtit

U zhvesh dashuria,
u bë ulërimë ujku, ulërimë ulkonje.

U zvogëlua, u bë tingull i një deti
ku zhyten të vdekurit,
ata që me epshet shuanin urinë e egos,
lakuriq në shpirt, si mbretër në mërgim,
në shkretëtira shpirti.

Harbonin në nënqeshje të zbehta,
fshehur luginave të babëzisë.

Vrisnin njëri tjetrin në lojëra bastesh.
Udhëtonin të gjithë së bashku
në anije mëkatarësh.

Qeshnin me fate të vrara nga egoizmi…..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT