Shkruar nga Enver Sahiti
Sot më 25.11.2023 nën organizmin e Shshk Ramadan Musliu Viti ,u mbajt promovimi i krijimtarisë letrare i krijuesit Esat Kamberi me rastin e 80 vjetorin lindjës dhe 60 vjetorit të krijimtarisë së tij letrare. Pra në shtëpinëne kulturës, “Gursel e Bajram Sylejmani” në Sallen e Kuvendit Komunal në praninë e shumë strukturave si nga niveli komunal, arsimor , miq, krijues, poet, dhe shumë adhurues te librit si dhe shumë anëtarë të Shoqatës u shpalos krijimtaria e bujshme letrare e publicistike mbi 60 vjeçare e krijuesit Esat Kamberi, i cili gjer më tani ka botuar një numër të konsiderueshëm titujsh siç janë 9 libra 3 romane dhe 6 vepra publicistike.
Esati, njihet si njëri ndër krijuesit më të hershëm në Anamoravë dhe gjetiu. Duhet përmendur veçoritë e tija si një personalitet i heshtur ne fjalë por i pa ndalahëm në hulumtim she shkrim ,si dhe nga modestia e tijë na bie në sy njê njeri i punës dhe i veprimtarisë se tijë që përherë i kushtoi çështjes kombëtare sepse këtë e gjenë në shkrimet dhe në krijimtarinë e tijë.
Veprat e ti zën një vend të rëndësishëm në opusin e krijimtarisë së gjithëmbarshme te krijuesve nga mbare hapësira shqiptare. Respekt pa fund për Esat Kamberin i cili me punën e tij na ka dhënë shembull se si duhet te jetë një intelektual i permasave të tilla. I urojmë shëndet e jetë të gjatë e njeherit edhe sa më shumë tituj të ri ne vazhdim. Viti 25.11.2023
