Wednesday, February 5, 2025
BallinaSportArsenal ka shënuar fitore minimale në udhëtim te Brentfordi, në kuadër të...

Arsenal ka shënuar fitore minimale në udhëtim te Brentfordi, në kuadër të xhiros së 13-të në Premier League.

“Topçinjtë” fituan me rezultat minimal 0:1, falë një goli të vonshëm të Kai Havertzit.

Arsenal në përgjithësi ishte skuadër më e mirë duke pasur raste të shumta, mirëpo iu mungoi finalizimi.

I shumë kritikuari Kai Havertz rezultoi të jetë heroi, pasi realizoi vetëm tetë minuta pas inkuadrimit (88’).

Bukayo Saka harkoi për mrekulli brenda zonës duke e gjetur gjermanin, që e kishte të lehtë të shënonte me kokë nga afërsia.

Pas kësaj fitore, Arsenal tani bëhet lider në Premier League me 30 pikë, derisa Brentford renditet në pozitën e 11-të me 16 sosh.

Në xhiron e radhës, Arsenali e pret Wolvesin derisa Brentfordi është nikoqir i Lutonit.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT