Friday, December 27, 2024
BallinaLajmeMëngjes tragjik Makina u përmbys në përrua, 14-vjeçari vdes në spital

Mëngjes tragjik Makina u përmbys në përrua, 14-vjeçari vdes në spital

Lajm i trishtë këtë mëngjes së hëne. Një 14-vjeçar i plagosur si pasojë e një aksidenti gjashtë ditë më parë ndërroi jetë në spitalin e Traumës. Ai është Arjol Dervishaj nga Vllahati, Sarandë.

Ai ishte pasagjer në makinë me dy shokët e tjerë në mjetin që u përplas në Bajkaj. Tre adoleshentët e aksidentuar u nisën për mjekim të specializuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Frenki Hamiti 13 vjeç dhe Orest Kalo 14 vjeç arritën që të shpëtonin, ndërsa shoku i tyre Arjol Dervishaj që u transportua me helikopter ndërroi jetë sot.

Tre të miturit u aksidentuan në aksin rrugor Stjar-Bajkaj, pasi drejtuesi humbi kontrollin dhe automjeti doli nga rruga. Automjeti tip “Benz” ishte në pronësi të babait të një prej të miturve.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT