Unë jam Dardania
E jam tokë dardane
Jam në trojet e mija
Se jam shqipëtare
Flas nga bjeshkët e Sharrit
Ju flas nga Drenica
Flas nga kulla e Adem Jasharit
Flas nga Shota e Azem Galica
Ju flas nga lashtësia
Emrin e kam Dardani
Këtu janë trojet e mija
Nëna ime është Shqipëri
Unë jam iliriane
Vij nga lashtësia
Jam bijë dardane
E flas shqip n’trojet e mija
U sulmova barbarisht
Nga pushtuesi sllavo – turk
Nuk më shkombtarizuan fatmirësisht
E planet e tyre dështuan me turp
Ruajta zakon e ruajta traditë
Që nga lashtësia
Bota mi njeh trimëritë
Për t’i mbrojt ‘trojet e mija
Ta marrë vesh krajli i Serbisë
Emri im është DARDANIA
Ma njeh mire gjuhën e trimnisë
Si lëshoj kurrë trojet e mija