….Përballë kam miken e hershme, pas shumë vitesh u takuam në lokalin e qytetit tonë të dashur.
Buzëqeshja në fytyrën e saj është shënja e një jete të vështirë të kaluar shëmbëllen me tatuashin e pashlyeshëm të saj.
Fytyra e saj tregon, që ka bërtitur në heshtje.
Është shënja e një jete të jetuar tërësisht mes rrahjeve të zemrës përzier me ankthin e currilave të lotëve të shpirtit të saj.
Dhe unë dua, që pas buzëqeshjes së gruaje, mikes time të hershme shpresoj të zbuloj një histori të mahnitëshme.
Ajo është e fortë, nuk kërkon asgjë të tepruar, nuk tregon dobësi si e karakterizon një grua të zakonshme.
Jam i bindur se partneri i saj i fortë ka patur nevojë më shumë se kushdo tjetër për dashuri të fshehtë të saj.
Po prisja me kërshëri të dëgjoja rrugëtimin e saj ndër këto vite që nuk ishim takuar bashkë.
“Unë ndihem krenare për veten time sepse gjithshka që kam bërë e kam bërë me zemër. Në çdo gjë që kam kaluar ka pasur copëza dashurie nga unë.
Ndihem krenare për veten time, se në mes kaq fytyrash të rremë, kam ditur të jem vetvetja, kuptohet në kompleks me të mirat dhe të këqijat që kam mbartur unë.
Unë jetoj dhe përsëri jetoj sipas mënyrës time unike.
Paradoksi i jetës kam arritur në konkluzion se njerëzit që janë të lirë, gjithmonë na kushtojnë më shtrënjtë, paguajnë më shumë se kushdo tjetër në jetë.
Të tjerët, që të rrethojnë jane thjesht dhuratë. Ata vijnë.. të dëgjojnë..të kuptojnë dhe të qëndrojnë me ty.
Ata kapen pas ideve tuaja gjatë gjithë kohës, pavarësisht kush janë
dhe sa trima, budallenj apo naivë të gjorë janë në vetvete.
Kuptova që unë isha e rëndësishme për ta, por edhe ata janë të rëndësishëm për mua.
Ne jete ne bejme me shume perpjekje per t’u kapur pas asaj, qe ne fakt nuk eshte kurre me te vertete per Ne, per jeten qe duam te krijojme Ne.
Rraskapitemi nga perpjekjet e jashtezakonshme. Ne luftojme per ate qe eshte larg dhe qe gjithmone ka qene larg, teper larg..
Ne jete njerezit qe jane te lire, jane me te shtrenjte dhe per te tjeret, ata te zakonshmit ne paguajme me te njejten monedhe si per njerezit e lire..
Dhe erdhi nje dite qe zbulova njeriun qe nuk tradheton kurre…
Por para ketij zbulimi kalova shume tradheti.
Zbulova se shkelqimi i jashtem ne fasad nuk krahasohet me bukurine e brendeshme shpirterore te tij.
Cdo gje qe eshte vetem ne aparence me shiun e pare lahet, kurse ajo qe eshte brenda shpirtit gjithmone mund te digjet dhe te ngrohe shpirtin tend te vuajtur.
Por vetem nje dite do ta kuptosh ate miresi.
Pikerisht butesia dhe kujdesi jane ato qe e tregojne forcen e brendshme…
Kam gjetur njeriun, që më përqafon edhe kur grindem me të, kushedi në sa raste i kam thënë “Boll nuk duroj më “.
Ai më merr kokën dhe e puth me ëmbëlsi..
Kam gjetur njeriun pavarësisht shqetësimeve të shumta që kemi, mendon gjithmonë për mua, edhe kur unë nuk jam aty me të, mendon vetëm për zemrën time.
Kam gjetur njeriun, që sa herë kam qarë kurrë nuk më ka bërë pyetje si ndodhi, por ato pyetje humbin në krahët e tij që më pushton me ngrohtësi.
Kam gjetur njeriun, që shndrohet në këngëtar, poetin dhe mjekun vetëm për shpirtin tim.
Kam gjetur njeriun, që në asnjë moment nuk ka ikur nga unë, por më ka çuar të shikoj detin e ngrohtë, freskinë e malit të lartë dhe më dhuron edhe çmëndurinë së bashku.
Kam gjetur njeriun që noton në sytë e mi.
Kam gjetur njeriun, që është në gjëndje të tregojë përrallën që kam ëndërruar gjithmonë kur isha fëmijë dhe kur u rrita e kisha vendosur në cepin e largët të zemrës time.
Kam gjetur njeriun, që pa mua mund të shkojë kudo, por që pa mua nuk është njëlloj.
Kam gjetur njeriun, sa herë vendos kokën në gjoksin e tij kalon ngadalë gishtat në flokët e mi, i di pikat kryesore dhe dehet me parfumin e tyre.
….Kam gjetur njeriun që jam e lumtur, kam gjetur njeriun tim të zemrës…..
