BallinaSportEverton ndal Manchester Cityn (3:3), tani titulli i kampionit vendoset nga Arsenali

Everton ndal Manchester Cityn (3:3), tani titulli i kampionit vendoset nga Arsenali

Manchester City ka humbur hapin për titull të kampionit të Anglisë me Arsenalin pas këtij barazimi.

Ndeshja e zhvilluar të hënën mbrëma i takoi xhiros së 35-të të Premier Leagues së Anglisë. Me barazim, City mbetet pesë pikë prapa liderit, Arsenalit, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Arsenali është lider me 76 pikë, kurse City në pozitën e dytë me 71 pikë.

Golin e barazimit 3:3, City e realizoi në minutën e fundit të shtesës.

Golin që ia siguroi një pikë Cityt e shënoi Jeremy Doku, i cili shënoi golin edhe golin e parë për ekipin e drejtuar nga Pep Guardiola. Golin e parë Doku e shënoi në minutën e 43-të.

Golin e dytë për Cityn e shënoi sulmuesi norvegjez, Erling Haaland në minutën e 83-të.

Evertoni golat i shënoi në pjesën e dytë.

Fillimisht shifrat në 1:1 Evertoni i barazoi me golin e Thierno Barryt në minutën e 68-të. Më pas realizoi dy gola tjetër. Për 2:1 golin e realizoi në minutën e 73-të, Jake O’Brien, derisa Barry e shënoi golin e dytë personal për 3:1 në minutën e 81-të.

Evertoni është në vendin e dhjetë me 48 pikë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT