Aston Villa ka shënuar fitore ndaj Arsenalit, me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së 16-të në Premier League.
Golin e vetëm dhe të fitores për Villan e realizoi John McGinn, në minutën e 7’, pasi një asistimi nga Leon Bailey.
Topçinjtë u munduan që deri në fund që të gjejnë golin e barazimit, por portieri i vendasve, Emiliano Martinez ishte në disponim, duke bërë disa pritje kruciale.
Aston Villa pas fitore mbetet në vendin e tretë me 35 pikë të grumbulluara, teksa Arsenali në pozitën e dytë me 36 sosh.
Aston Villa ka regjistruar për herë të parë në histori të klubit 15 fitore rresht në shtëpi.