Monday, November 17, 2025
BallinaSportSporti do ta bashkojë Kosovën dhe Shqipërinë

Sporti do ta bashkojë Kosovën dhe Shqipërinë

Përmes një memorandumi të bashkëpunimit ndërmjet Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) dhe atij të Shqipërisë (KOKSH), po synohet që të bëhet unifikimi i ngjarjeve sportive të përbashkëta, si kampionatet dhe ngjarjet tjera sportive kombëtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli ka thënë se do të jetë sporti ai që do ta bashkojë Kosovën dhe Shqipërinë, duke ndërtuar ura të forta bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve.

Ndërsa, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi ka vlerësuar lartë mënyrën e bashkëpunimit në mes të dy shtëpive të sportit nga Kosova dhe Shqipëria, duke thënë se ky bashkëpunim do të shtrihet edhe ndërmjet federatave sportive të të dy vendeve, për të arritur rezultate të mira mbarëkombëtare në sport.

Ylli gjithashtu ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria, do të punojnë që në garat sportive në të ardhmen e afër të nxjerrin edhe kampionë të përbashkët.

Ndryshe, Kosova dhe Shqipëria deri më tani kanë organizuar disa gara të përbashkëta sportive si në futboll, basketboll, motoçiklizëm dhe gara të tjera në nivel të turneve./KP

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Charlotte Brontë

Poem by Alda Merini: 

Poem by Marjeta Shatro Rrapaj

Poem by Elizabeth Bishop