Monday, November 17, 2025
BallinaLajme“Ishte shtrirë për të pushuar”, kolegët tregojnë se si e gjetën policin...

“Ishte shtrirë për të pushuar”, kolegët tregojnë se si e gjetën policin pa shenja jete derisa ishte në punë

Polici Rexhep Sejdiu ka vdekur sot teksa shërbente në pikën kufitare në Jarinje.

Sejdiu ka ndërruar jetë në vendin e punës në Jarinje, gjatë kohës që ishte në ndërrimin e natës.

Rastin e kanë konfirmuar familjarët, duke treguar se varrimi do të bëhet nesër.

Vdekjen e policit në vendin e punës e ka konfimruar edhe zëvendësdrejtorin e Policisë në Veri, Veton Elshanin.

Ai thotë se polici Sejdiu ishte duke shërbyer në Jarinje dhe gjatë ndërrimit të natës ka ndërruar jetë. Sipas tij, kolegët e kishin gjetur pa shenja jete disa orë pasi ishte shtrirë për të pushuar.

“Rreth orës 07:20 është gjetur i vdekur zyrtari policor, gjatë ndërrimit në Jarinje. Kolegët e kanë gjetur të vdekur, disa orë pasi ishte shtrirë për të pushuar”, tha Elshani

Mësohet se trupi i pajetë është dërguar për obduksion dhe varrimi pritet të bëhet nesër.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Charlotte Brontë

Poem by Alda Merini: 

Poem by Marjeta Shatro Rrapaj

Poem by Elizabeth Bishop