E pimë nga një gotë,
edhe nga një,
në vazhdimësi…
I trokëllimë mendimet,
me zë e pa zë
ngritëm dolli!…
I peshuam fjalët,
u kuptuam me sy,
herë heshturazi,
herë në oratori.
Folëm për të gjallët,
për të pavdekshëm ndonjë,
e ndër shekuj udhëtuem
në pacakshmëri.
U ndamë me shtërngime duarsh.
Pasi iku më la shijen e respektit
e atij rumi, “Bacardi” të zi.
Mu kujtua Adam Smithi,
është pak të thuash,
“nëse në territor e në kohë
ke kaluar kufinjtë e provincialitetit,
dije se ke njohur një intelektual
në plotësi!”
