BOHCE KUQJA ZADRIMORE
Ec e rend rruges si flutur,
Veshe e mbathe me rroba t’reja,
Shtat selvi dhe shume e bukur,
Gjurme lene rruges si rrufeja….
.
Peshqir t’hedhur e bohce t’kuqe,
Kalon rruges t’gjithe lezet,
Thu se sot je veshur nuse,
Te gjithe syte tek Ti kane mbete.
Nxjerr zylyfin permbi faqe ,
Ke nje bukuri te rralle,
Syte te gjitheve ju kenaqe ,
S’eshte kollaj per të bere balle.
Kjo eshte gruaja e Zadrimes ,
Ec serbes me bohce t’kuqe,
Permes fushes dhe lendines,
Prej ate dite qe eshte bere nuse.
Kete tradite kane krejt Zadrima ,
Bohce t’kuqe per me vu,
Asnjehere trupit se heqin ,
Qyshe ate dite qe jane martu’.
Shkon e vjen porsi pellumbeshe,
Veshur mire me bohce t ‘kuqe ,
Buzen n’gaz vetem tuj qeshe ,
Ka lezet duket si nuse.
Gjithemone gruaja Zadrimore ,
Perhere rrin me bohce t’kuqe,
Edhe pse ka femij’t per dore,
Te gjithe jeten ngjane si nuse…!
