Sunday, December 28, 2025
BallinaLajmeShfrytëzoi seksualisht për dy vite të miturën! E prezantonte si grua. Kirurgu...

Shfrytëzoi seksualisht për dy vite të miturën! E prezantonte si grua. Kirurgu ishte besimtar, kishte edhe tri gra të tjera

Një 42-vjeçar një Tiranë ra në prangat e policisë sot, i akuzuar për shfrytëzim prostitucioni me të mitur.

Bëhet fjalë për Dervish Hasin, i cili ishte me profesion kirurg dhe dyshohet se ka shfrytëzuar seksualisht për dy vite me radhë partneren e tij të mitur.

42-vjeçari i cili ka deklaruar se është besimtar, madje kishte edhe tre partnere të tjera.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/ Dyshohet se shfrytëzoi një shtetase të mitur, për prostitucion, për një periudhë 2-vjeçare, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të depozituar në komisariat, se një e mitur shfrytëzohej nga një shtetas, për prostitucion, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin ligjor të rastit në fjalë dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. H., 42 vjeç, banues në Tiranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Selvije Kadriu-RUAJE

Dalinë Arifi -Pas ndarjes

Sanie Rrokaj-SI KALOI SI ERA