Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritMyzafer Ejupi-Dhe kur fryma na ndalet...

Myzafer Ejupi-Dhe kur fryma na ndalet…

Dhe kur fryma na ndalet…

Atë ditë shpirti paqe na gjen…

Brengat e botës së kotë na hiqen…

Dikush na vajton nga afër…

Dikush që na ka dashur e na ka njohur prej së vërteti loton fort nga larg…

Dikë e kemi mërzitur,bezdisur…

Dikë e kemi ngushëlluar,lumturuar dhe gëzuar…

Dikush na urren, ndoshta nuk na e njeh zemrën mirë…

Dikë e duam aq fortë sa që nuk kemi fuqi t’ia themi…

Ikim aq shpejtë sa na ngelen peng shumë gjëra…

Një përqafim, disa fjalë të ëmbla prindërve…

Bota na mashtron…

Dheu na merr përsëri…

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT