Thursday, October 17, 2024
BallinaVitrina e libritLanda Molishti -A JEMI HUMBËS?!

Landa Molishti -A JEMI HUMBËS?!

A JEMI HUMBËS?!

Eh, ç’humba në këtë kohë, po ju a jeni humbësit?!
Eh, ç’ kohë që ishte atëherë?!
Me begati vlerash shqiptare, njerëzore!

Kjo kohë e makutërve, Jo! Aspak s’ ngjan me kohën e sotme: e zymtë, lakmiqare, labirintheve të pista, krekosje-hipokrizi…

Mëngjeseve, dorë për dore,
Shkonim të qeshur në punë,
Na mungonin lukset, por kishim shpirtin të pasur.
Përshëndesnim, kalimtarët, miq të njohur rrugës.

Në punë, merrnim pak bukë,
Një cikës djath, ndonjë kokërr vezë e ca ullinj.
Në kohën e mëngjesit..

Si motra e vëllezër, Mëngjesonim, së bashku.
Oh, sa ishte kënaqësi, Sikur ishim anëtarë të familjes,
Rreth sofrës së shtëpisë.

Në atë kohë, të respektit e dashurisë me njeri – tjetrin
Jetuam dhe punuam të lumtur!…
Shoqëri e arsimuar,
e përparuar,
Të gjithë të punësuar.

Sot, në “demo-kraci” , Po ndodh e kundërta!
U dobësua arsimi,
I humbëm traditat tona të bukura!…

Rinia po ikën, po derdhet vendeve të huaja,
Shkret po mbesin qytetet, malësitë tona.
Gjëmë të rënda, nga “Lëndinat e lotëve”,
E tmerrshme, po zvogëlohet, po tjetërsohet atdheu…

Ah! Sa shumë humba në këtë botë mashtruese, kolonizuese, tejet vrastare,
Po ju a humbët?!
O degët e rrënjëve shqiptare?!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT