Gjuha shqipe është besim,
është dinë e iman,
asnjë fe s’është mbi tjetrën,
kur na bashkon komb e vatan.
Gjuhë shqipe, vetë hyjni,
rrjedh nga zemra e nga shpirti,
si burim që s’shter kurrë,
trashëgim i brezit t’Ilirit.
Mos u humbni në të huaja gjuhë,
as në shtigje pa kujtim,
se shqipja na mban të lidhur
si flamur e si betim.
Në çdo fjalë të saj rreh historia,
në çdo tingull flet liria,
aty jeton gjaku i kombit,
aty rron vetë Shqipëria.
Ta ruajmë si dritën e syrit,
si amanet brez pas brezi,
se një popull që humb gjuhën,
humb rrënjët, emrin dhe nderin.
