BallinaVitrina e libritSafet Syla-KOHË E VËSHTIRË

Safet Syla-KOHË E VËSHTIRË

Mbi supet e kohës
Ka rënë një dimër i vështirë
Qielli qan heshtur mbi ëndrrat e thyera
Ora e jetës rri pezull në një mur

E shpresa ndez dritat në dritaret e errëta
Rrugët mbajnë kujtime që s’u kthyen
E hëna fsheh lotët pas reve të zeza
Në kopshtin e shpirtit janë tharë lulet

Era shfleton kujtimet e harruara
Në prushin e dhimbjes një farë ende jeton
E kur koha na gjunjëzon me plagët e saj
Shpirti mbetet dritë që errësira s’e varros

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT