Friday, May 9, 2025
BallinaLajmeTragjike/ Vdes 28-vjeçarja në Spitalin Amerikan pas operacionit

Tragjike/ Vdes 28-vjeçarja në Spitalin Amerikan pas operacionit

Një 28-vjeçare, e identifikuar si Irida Hasalla, ka ndërruar jetë pas një ndërhyrje estetike në Spitalin Amerikan. Mësohet se e reja i është nënshtruar ndërhyrjes së të liposucionit ditën e hënë, ndërsa të martën pësoi trompozë dhe ndërroi jetë. Familjarët e të resë kanë denoncuar spitalin dhe mjeken Rezarta Kapaj, që e ka futur në sallën e operaconit, pa marrë parasysh faktin që 28-vjeçarja ishte nën trajtim nga kanceri në Belgjikë, shtet dhe ku jetonte në vitet fundit.

Trupi i saj është dërguar për në morgun e Tiranës, ku do ti nënshtrohet dhe autopsisë, ndërkohë që familjarët e kanë kallëzuar rastin në komisariatin nr. 4 për mjekim të pakujdesshëm. Pavarësisht se prindërit e të resë ishin kundër kësaj ndërhyrje, për shkak se e reja kurohej nga kanceri në mitër, vetë ajo kishte dhënë aprovimin për t’u futur në sallë. Pas disa orësh në gjendje kritike, ajo ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme.

Vëllai i saj Arenc Hasalla denoncoi: Motra ime bëri një operacion që nuk i lejohej që ta bënte, për shkak se po trajtohej nga kanceri në Belgjikë. Operacioni ishte për heqje peshe, mjekja e ka bërë me dëshirën e motrës sime, pa firmën e prindërve të mi. Mjekja ka qenë në dijeni të çdo gjëje, sepse ka pasur kartelën. Iku një jetë njeriu, mjekja duhet të vendoset para drejtësisë. Është jetë njeriu, jo pule, e di çfarë do të thotë të humbësh një motër, këtu vijnë njerëzit për tu shëruar apo për të vdekur, se motra erdhi, pagoi dhe 2 mijë euro dhe vdiq.

Varrimi i të resë do të bëhet ditën e nesërme në fshatin e lindjes së saj në Lushnje. Ndërkohë që nga vetë spitali Amerikan nuk ka asnjë reagim në lidhje me vdekjen e të resë, nëse janë kryer apo jo të gjitha analizat e nevojshme para operacionit, dhe nëse i ishte thënë 28-vjeçares rrisku që duhet të ndërmerrte për futjen në sallë, duke qenë se ishte nën trajtim nga kanceri.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT