PACIENTI
Endet poshtë e lart
rrallëkush e shikon,
sëmundja e bren çdo ditë
mjeku bukur e këshillon.
Po është i varfër i shkreti
dhe të hollat i mungojnë
ilaqet shumë të shtrenjta
pa ato sëmundjen e duron.
Shkon derë me derë
për të kërkuar shërim,
po nuk ka të holla
nuk ka as shpëtim.
Sicili shikon punët e veta
t’pasurohet si di vetë,
askush s’ia di hallin
është i mbushur zemërim.
Çka u bë kështu me ne
varfanjaku s’ka vend askund,
nuk ka t’holla për ilaqe
veç e pret të shkretin fund.
Deri kur kështu do t’shkoj
me të sëmurët si të veprohet
që jeta e njeriut
shumë pak po çmohet.