S’KA DILEMË
Në telajon e lëkurës,
muzeu i dhimbjes
njomë mallin e prushtë…
Gërryejnë qiejt,
thirrorëve të mbytun
në gjoksin e lemzës..
Àsht dihamë dejesh
që derdhen në lutje
palcës së diejve…
Në hartën e syve,
vdekja s’âsht lamtumirë
që humb në reminishenc’…
Pragu i pakapshmes,
alternohet me aritminë
në përqafim plagosjesh…
Aortës së rrjedhës, lindin retiçencat!
