Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritAjër Poezie-Hesht...

Ajër Poezie-Hesht…

Për dhembjen mos thuaj më asnjë fjalë
në orët e vona hidhe në letër si poezi,
nga kupat e natës helmin pije ngadalë,
se ADN-ja jetës qënka dhembje e dashuri.


Në mullirin e kohës ngadalë bluaje,
mbi supe këtë peshë si hejbe vërvite,
me lotët e shpirtit ngadalë gatuaje,
derisa dhëmbët t’i thyesh, përtype e hidhe.


Do vijë njē ditë,s’do ndjesh më dhëmbje,
e nga sytë s’do derdhësh asnjë pikë lot,
thonë se…po kot nuk e thonë de,
ajo që s’të vret, të bën më të fortë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT