VALLJA E SHQIPEVE
Ma thuaj ku ka me valle shqipe
Kur kërcejnë zana e kreshnikë
Përmbi kreshta shtatin rritur
janë Shqiponja dhe Petritë
Krahë të hapur përmbi kreshta
E mustakun si ballë mali
I ka lidhë fjala dhe besa
S’di të ndajë gocën prej djali
Nëse zoti të ka bekuar
Njëherë vallen për ta pa’
Njëqind vjet pot’i jetosh
Kurrë s’e ndërron me asnjë gja!