BallinaVitrina e libritMirushë Musa-NJË DITË VJESHTORE

Mirushë Musa-NJË DITË VJESHTORE

NJË DITË VJESHTORE
Mall për vendlindjen

Shetita fshatin tim nëpër shtigjet e vjetra,
Preka valët e lumit, zambakun e kuq.
Kuvendova me lulëkuqet që i lëkundte era,
Dhe diellin që ende s’ishte fshehur në muzg.

Mbi ato maja të bjeshkëve të magjepsura,
Tetori me gjethe të arta kishte shtruar qilim.
Preka lulet e vyshkura buzë rrugëve të heshtura,
Dhe erën e maleve e mora në përqafim.

Rrugicat heshtnin nën ngjyrat vjeshtore,
Që natyra i kishte pikturuar me ngjyra të zjarrta.
Nëpër kalldrëmet e vjetra kujtoja ditët rinore,
M’u duk sikur koha kish ndalur në çaste të arta.

Dhe me zogjtë kuvendova, miqtë e mi të vjetër,
Bashkë i risollëm kujtimet e paharruara,
Ato që dikur më zgjonin si akrepat e orës.
Ne jemi dëshmitarët e kohërave të shkuara.

Sa bukur éshtë, nën këto hije të qëndrosh,
Buzëmbrëmjeve, ylli i Venerës bie mbi çati.
Të dëgjosh rrëfimet e shqiponjave në male,
Të shohësh agun kur vjeshta ngjyrat shpalos.

Kalova bjeshkëve, mes këngëve të bilbilave,
Në jehonën e tyre dëgjova vargjet e Fishtës.
Edhe hana ka me e ditë, edhe dielli ka me pa,
Se për qark kësaj rrokullije, si Shqipnia vend nuk ka!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT