BallinaVitrina e libritXhemkadri Kastrati-TI, DASHURIA IME

Xhemkadri Kastrati-TI, DASHURIA IME

Buzëqeshja jote është pranverë
Rreze dielli që ngroh në mëngjes
Ajo që m’vjen në ëndërr përherë
E më zgjon edhe më jep shpresë.

Prania jote do ta heshtë çdo fjalë
N’vend të tyre, do të na flasin sytë
Ndërsa zemra zgjohet me një mall
Që ne të dy e lamë varë në shpirt.

Të dua n’mëngjes, pa ardhur agimi
Ti e ndrit natën, kur hënë në te s’ka
Dhe në dhomë kur mungon ndriçimi
Edhe atëherë kur më zemra s’rrah.

Po patëm jetë, bashkë do të thinjemi
Kur koha mbi ballë do të na le gjurmë
Ndërsa ne zhurmojmë edhe grindemi
Jeta do të ikë e qetë dhe pa zhurmë.

Nëse rrugët një ditë do të na ndajnë
Nuk do të jemi më, ç’është e vërteta
Zemrat tona prapë do t’na këndojnë
Dashuria s’vdes edhe pse hesht jeta!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT