Sunday, December 22, 2024
BallinaVitrina e libritRifat Ismaili-O JETË...

Rifat Ismaili-O JETË…

O JETË…

Sa pak të njohëm dhe kuptuam
rrugëve sëbashku kacafytas u ndeshëm
Nga ngjyrat si fluturat u hutuam
sa ti na doje kurrë s’të deshëm.


Shpesh herë, padashje të braktisëm
Në mes të rrugës si të vobektë të lamë
Ndryshuam dhe pas lekut u nisëm
Dhe pas feve që trutë na i shplanë.


Më të keq se ç’ ishim u bëmë sakaq
Harruam dhe fjalën e shenjtë njeri
Marrëzia na vuri në fyt një lak
E na tërhoqi zvarrë pa mëshirë.


Ne mbetëm në kurthin e zjarrit
Kuçedra e dreqër vallëzonin përreth
Të lidhur e burgosur pas një gardhi…
S’ mund të iknim, luteshim si të mjerë


Ne s’ të deshëm o jetë, por ti përherë
Ndenje pranë nesh si një nënë
Në çdo gabim tonin, nuk hodhe vrer
Nuk na i preve ëndrrat me gërshërë.


Shumë herë na dhe kohën e mundësinë
Të ishim njerëz të denjë mes njerëzve
Ditët tona të kishin kuptim
Në shërbim të së mirës dhe vërtetës!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT