Ditën e premte dhe të shtunë vala e nxehtësisë parashihet të arrijë kulminacionin, ku temperaturat maksimale arrijnë deri në 37C, e lokalisht mund të shkojnë deri në 38C e 39C, parashikon ‘Mendimi për Motin’.
Nga dita e premte mund të ketë më shumë zhvillime të vranësirave, që sidomos në fundjavë mund të shoqërohen me rrebeshe shiu dhe bubullima. Fillimisht përreth viseve malore, e më vonë në mbrëmje rrebeshet mund të kalojnë edhe në pjesë tjera të vendit.
Pluhuri saharian pritet të depërtojë mbi vend ditëve të ardhshme, që rritë koncentrimet e grimcave më të trasha PM10 edhe në vlera mesatare të ndotjes.
Megjithatë, si ndotës kryesor në këto ditë të nxehta dhe të kthjellëta mbetet ozoni sipërfaqësor, që gjatë ditës shkurtimisht mund të çojë indeksin e cilësisë së ajrit edhe në vlera të dobëta, apo edhe në të kuqe