BallinaVitrina e libritSibora Taraj-Në qofsha sot...!

Sibora Taraj-Në qofsha sot…!

Në qofsha sot në ëndrrën tënde,
Le të bëhem errësira,
Shkëlqimin tënd t’shihja me ëndje,
Ç’të më duhej bardhësia?

Po dhe natë shiu le të jem,
Veç ëndrrimet t’mos i fik,
Madje dhe diellin n’dor ta kem,
E kisha fik t’ëndrroje ti!

Le të jem dhe këng’ vajtimi,
E prej tëndit lot të dal,
Të jem ëndrrimi yt i fundit,
Edhe loti yt i parë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT