Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova ka gjetur skuadrën e re gjatë afatit kalimtar të verës.
Burimet e Indeksonline marrin vesh se lojtari i Ballkanit ka arritur marrëveshje gjatë ditës së sotme me klubin e CSKA Sofia nga Bullgaria, shkruan Indeksonline
Dellova ishte duke kërkuar klubin e ri që nga përfundimi i sezonit 2023/24 ku fitoi titullin e Superligës dhe atë të Kupës së Kosovës me fanellën e skuadrës nga Theranda.
25-vjeçari ka kontratë me Ballkanin deri në fund të këtij viti, kurse një transferim i tillë ende nuk dihet se sa do t’i kushtoj klubit bullgar.
Në anën tjetër, Dellova në sajtin e njohur “Transfermarkt” vlerën momentale e ka 700 mijë euro.
CSKA Sofia sezonin e kaluar e mbylli në pozitën e tretë në elitën e futbollit bullgar. Si trajner, ky klub ka emrin e njohur të futbollit gjerman, Tomislav Stipic.