Më 16 korrik, stadiumi “Bernabeu” do të jetë i mbushur me plot 80 mijë tifozë për ta parë nga afër prezantimin e Kylian Mbappes.
Më 16 korrik, stadiumi “Bernabeu” do të jetë i mbushur me plot 80 mijë tifozë për ta parë nga afër prezantimin e Kylian Mbappes.
Mbappe do të hyjë në stadium me fanellën e bardhë me numrin nëntë. Do të ketë edhe fishekzjarrë, ndërsa atmosfera pritet të jetë e zjarrtë në prezantimin e yllit francez.
“Do të jetë prezantimi më i mirë që është bërë për një futbollist”, kanë thënë te klubi madrilen, shkruan gazeta spanjolle “AS” të mërkurën.
Numri 10-të do të bartet edhe për një edicion nga mesfushori kroat, Luka Modriq.