Me ty
Me ty ajo shkēlqen
si rrezja e parë
Me ty ajo ndjehet
e veçantë si puhiz ,
e si valë .
Me ty ajo èshtë
e plotësuar
si aromë pranvere
Me ty ajo buzeqesh
si bebi i sapolindur
në duart e tua
Me ty ajo shkruan
poezi të pafundme
Ti je titulli dhe boja poetike
Me ty fjalët bien nga parajsa ,
E çdo mendim për ty kthehet ne poezi
……………………………………………………………..
Të dy
Mengjesi fshin sytë
i mjegulluar
Fishkëllima e trenit
në distancë ,
më kujton udhëtimin tim,
akoma të pafilluar…
Ngul vështrimin oqeanit
valët që rriten
të bukura në mure blu
dhe që shkatërrohen
persëri ..
Ashtu si ti
end ëndrrat tek unë
dhe i shkërmoq një nga një…
Pse?…
Kush e di?
………………………………………………………………..
Nganjëherë,
Çka dua ,
është pak kohë në vetmi,
pak kohë të reflektoj.
Jo shumë.
Vetëm pak kohë
të ripërtërij veten.
Vetëm… fare pak
të takoj brendinë time.
Kam ditë…
të kam humbur
vetja ime
Do të ndaloj të ulem me ty,
të ndjej ekzistencën.
Të pij një filxhan kafe,
E me një frymë të marr
të gjithë jetën e jetuar.
Të nuhas aromë jete.
e me qetësi të dëgjoj
muzikën brenda vetes…
Jeta vazhdon!
Shoh veten ne pasqyrën
e liqenit ,nuk jam vetëm..
Degjoj nje źhurm
dang ..dang troket fort
oh është zemra ime..
Ngrej kokën lart ,
e laj mëngjesin me faleminderime …
……………………………………………………….
Unikë
Ndodh të ndjehemi inekzistentë
kjo është ok!
Të mos na ngrohë rrezjae parë.
Të jemi pa ngjyra
nën aurorën e ylberit..
Të jemi shiu ,
kur të tjerët shiut i mbrohen…
Të ndjehemi vetëm
në këtë botë të madhe…
Të gjitha ndodhin:
është ok!
Jemi njerëz…
Me ulje e ngritje ndër ditë
Ngjajmë maleve e kodrave
Si ujrat e thellta e të cekta.
Si udhët e drejta e me kthesa
Ne jemi unikë,
ndryshe nga njëri – tjetri..