Thursday, September 19, 2024
BallinaLajmeVdes 64-vjeçarja që u godit nga rrufeja në Prevallë

Vdes 64-vjeçarja që u godit nga rrufeja në Prevallë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mesditë në Prevallë, ku pesë persona dyshohet se janë goditur nga rrufeja, raporton Sinjali.

Si pasoj e kësaj, një grua 64-vjeçare nga Ferizaj ka ndërruar jetë në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit.

“Viktima femër e moshës 64 vjeçare nga Ferizaj ka ndërruar jetë në emergjencë në Spitalit Rajonal të Prizrenit. Me datën 18.08.2024 rreth orës 12:14, policia ka marre informatën se në Prevallë rrufeja ka goditur 5 persona. Njëra nga viktimat, femër është në gjendje më të rëndë”, tha Bytyqi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT