Thursday, June 26, 2025
BallinaVitrina e libritDritëro Agolli-Guri

Dritëro Agolli-Guri

Në fshatin tim prej vitesh s’kisha qenë
Dhe malli më kish djegur e zhuritur ,
Atje më dukej hëna tjetër hënë
Siç thosh dikur Naimi mendjendritur .


Në çezmë ndala t’ia dëgjoja fjalët ,
Që vetëm unë i merrja vesh aq mirë;
Por shkela në një gur të rrumbullakët
Dhe gjurin e dërrmova në errësirë.


E mora gurin në pëllëmbë qetë
Dhe thashë i lodhur, zhytur në mendime :
“ Për pak të shava keq , o gur i shkretë,
Sikur mos ishe nga vendlindja ime !”

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT