BallinaVitrina e libritMiftar Térshnjaku-DY KOKA, NJË ZEMËR, NJËKOMB, NJË FLAMUR!

Miftar Térshnjaku-DY KOKA, NJË ZEMËR, NJËKOMB, NJË FLAMUR!

Dy koka të bashkuara,
Qëndrojnë mbi një trup të bekuar,
Me një zemër në gjak të Arbërit,
Në një shpirt të shqiptarit!

Dy koka, por një mendim,
Një gjak, një gjuhë, në përjetim,
Në një trup qëndrojnë prore,
Roje të tokës sonë arbërore!

O Shqiponjë, me krahë të shtrirë,
Mbi trojet tona qëndro e lirë,
Në dy sytë e tu shohim historinë,
Në thellësi të gjoksit tënd ruan Shqipërinë!

Nga Iliria vjen jehona,
Nëpër male gjëmon shqiponja,
As stuhia s’të përkul dot,
As robëria s’të shuan mot!

Dy kokat kah dy anë shikojnë,
Por në një zemër të dyja rrojnë,
Njëra ruan lindjen, motrën Iliridë,
Tjetra perëndimin, nënën Shqipëri!

O Shqiponjë, mbi flamur qëndro,
N’dy koka kombin lartëso!
Në çdo vatër e në çdo shtëpi,
Je simbol për Shqipëri!

Dy koka — një Shqipëri!
Dy krahë — një histori!
Një flamur — një krenari!
Një komb shqiptar, në përjetësi!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT