BallinaVitrina e libritAvdush CANAJ-DIL PAK KËNDEJ, DIL

Avdush CANAJ-DIL PAK KËNDEJ, DIL

Ike krejt papritur
si a zog në dritare,
tash as nuk përgjigjesh
na ke harruar fare!

Dil pak këndej, Abdullah Thaqi*
malli përlot sytë,
thonë: Zoti është i mirë,
ta falë ndonjë ditë.

Bëhem shpend me flatra,
ende s’jam plak
takohemi te syri i Drinit
si vëllezër binjak.

Dhembjen për ty në vargje
e kam skalitur moti
do t’i lexoj nesër
nëse me lë loti.

Shkojmë pak në Shkodër
atje përherë është verë,
mikut tonë, Xhahidit,**
i trokasim në derë.

S’na lë sall me kafe,
verë Fishte e simite,
sofrën na shtron plot
me libra prej drite.

Dëgjo si të luten
kumri e bilbil:
Mjaft ndejte te yjet,
dil pak këndej, dil!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT