Friday, November 22, 2024
BallinaLajmeAnija shqiptare ‘Oriku’ shpëton 28 emigrantë në Detin Egje

Anija shqiptare ‘Oriku’ shpëton 28 emigrantë në Detin Egje

28 emigrantë nga Lindja e Mesme janë shpëtuar nga ekuipazhi i anijes së Forcave Detare shqiptare gjatë misionit të patrullimit në detin Egje.

“Anija ORIKU e Forcës Detare bëri të mundur ndalimin dhe njëkohësisht shpëtimin e 28 emigrantëve të paligjshëm nga Lindja e Mesme gjatë patrullimit në misionin e NATO-s, Sea Guardian në detin Egje”, njofton FA.

Ekuipazhi shqiptar evidentoi në kohë gomonen në vështirësi lundrimore, duke ia dorëzuar Rojës Bregdetare turke emigrantët në gjendje të mirë shëndetësore/A2

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT