Me rrezet e hënës
Bisedova mbrëmë,
Për një takim të hershëm
Që kam pasë këtu në lëmë.
Ishte një natë vere
Ndriçuar nga hëna,
Takimin e parë e kishim lënë
Këtu mu ke lëma..
Mbaj mend shumë mirë
Atë natë mjat të bukur,
Na kaloi aq shpejt
Së bashku me ty Flutur.
Unë, ti dhe hëna
Së bashku atë natë,
Ajo na ndriçonte
Në atë përqafim të gjatë.
Dashurinë tonë
Retë e xhelozonin,
Ndriçimin e hënës
Donin të pengonin.
E dëshirën e hënës
Që të jetë me ne,
S’e penguan dot
Grumbuj e grumbuj re.
-S’mund të më pengoj kush sonte
Në këtë natë nadhështore,
Të jem dëshmitare
E kësaj dadhurie të madhe rinore!
E sonte më pyeti hëna
Për dashurinë e parë,
-Ç’ndodhi nga ajo kohë
Ku gjendet ajo tani vallë?
Jo moj mikja ime
Që më je aq e vjetër,
Tani ajo më ka ikur
Kaherë në botën tjetër.
Erdha në këtë vend moj hënë
Të evokoj kujtime,
Ajo iku heret
Të vrarë m’la zemrën time!
