Dashi: Të pëlqen ideja të punosh me njerëz me përvojë që duan të krijojnë diçka me vlerë dhe të qëndrueshme. Në të kaluarën je përpjekur për bashkëpunim por frytet kanë qenë zhgënjyese. Ishe lidhur pas njerëzve më pak të kujdesshëm, të cilët kishin frikë të ndërmerrnin rreziqe e të provonin gjera të reja. Por tani do ndihesh i sigurt dhe suksesi është rrugës. Kushtoji vëmendje atyre dhe ideve që kanë. Nëse kërkon dashuri, duhet të shikosh rrotull pasi një person shumë pranë teje të respekton dhe ka disa ndjenja.
Demi: Puna me publikun është një sfidë që të pëlqen. Gjithashtu ndjen kënaqësi kur adreson shqetësimet e njerëzve. Kur ke të bësh me një klient të vështirë, nuk mërzitesh por bëhesh më i vendosur për ta kuptuar e për të rënë dakord me kërkesat e tyre. Mos u habit nëse të ofrohet një pozicion i ri, kjo është një shenjë falënderimi për kontributin që ke dhënë.
Binjakët: Do kesh një shans të mrekullueshëm për të udhëtuar me një mik inteligjent. Ai do të tregojë shumë gjëra të reja të cilat nuk i dije më parë. Nëse je femër, miku mund të jetë dashuria e vërtetë..pasi ai vlerëson kuriozitetin dhe mendjen që punon shpejt, ndërsa ti admiron hijeshinë dhe inteligjencën.
Gaforrja: Ke instikte të mëdha dhe një parandjenjë për një të afërm do të rezultojë i vërtetë. Merr pak kohë nga punët dhe organizo një surprizë për të. Ai do të falenderojë për surprizën dhe do e marrë në konsideratë mirësinë tënde.
Luani: Lërë të dashurën të të përkëdhelë. Kohët e fundit je lodhur shumë dhe ke nevojë për ndjesi të tilla. Lodhja e tepërt të ka larguar nga kënaqësitë dhe gëzimi. Deri sa të pushosh, do vazhdosh të ndihesh nervoz dhe i zemëruar. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të pranosh dashurinë e partnerit/es/.
Virgjëresha: Duhet të kujdesesh më shumë për shëndetin tënd sepse ka pak kohë që nuk ndihesh mirë dhe rrjedhimisht jo e lumtur. Nëse nuk ndihesh në formë kjo për shkak se nuk po ushqehesh mirë. Shmangia e yndyrës, e sheqerit dhe alkoolit mund të rivendosë ekuilibrin. Kurrë mos e nënvlerëso forcën mendore dhe trupore. Nuk mund të rezistosh nëse nuk ushqehesh dhe nëse nuk ve trurin në punë.
Peshorja: Regjistrohu në një kurs sepse ke mungesë të aktiviteteve më normale të jetës. Mësuesi do të të frikësojë si fillim por kjo do jetë mënyra më e mirë për tu futur në shoqëri të re dhe të lëvizësh nga vendi. Kur të tregosh vendosmëri për tu zhvilluar dhe përmirësuar, do fitosh respektin e instruktorit dhe të njerëzve përreth.
Akrepi: Një problem që e mendon çdo moment të prish ditën. Duhet të heqësh mendjen e të fillosh të merresh me aktivitete, si për shembull të gatuash gjellën tënde të preferuar. Gatimi largon mendimet e tepërta dhe të mban aktiv. Nëse nuk të pëlqen shumë gatimi mund të merresh me diçka tjetër si për shembull të kujdesesh për një kopsht ose merru me zdrukthëtari.
Shigjetari: Ke pak kohë që ke humbur gjurmët në çështjet administrative. Një mundësi e fundit do të jepet kështu që shfrytëzo rastin. Thirrjet telefonike dhe kryerja e punëve të shtëpisë mund të jenë paksa bezdisëse por aktivitete të tilla të mbajnë më të qetë dhe më pak të stresuar. Kujdes, dikush po mundohet të të mashtrojë në lidhje me firmosien e një letre apo miratimin e një vendimi.
Bricjapi: Punëdhënësi vlerëson gatishmërinë që ke për të shkuar më lart dhe përtej thjesht detyrës. Je personi i fundit që thua nuk është puna ime kur përballesh me një detyrë të pakëndshme. Sa i përket kësaj, do bësh atë që është e nevojshme për të kënaqur një klient ose për të përfunduar një punë. Ky qëndrim ka forcuar reputacionin tënd në kompaninë ku punon. Të jesh në gjendje të punosh nga shtëpia disa ditë në javë do ta bëjë jetën shumë më të lehtë.
Ujori: Ndihesh optimist dhe i sigurt, kjo hap rrugën për marrëdhënie më të forta. Të punosh me një grup profesionistësh të respektuar është ajo që ke pasur nevojë prej kohësh. Do mësosh si të merresh me njerëz të vështirë dhe kështu do rrisësh edhe suksesin. Mos u anko nëse do nisesh për rrugë për shkak të punës. Do jesh në gjendje të nënshkruash një kontratë që punëdhënësi ka tentuar të arrijë për vite me radhë. Kjo do të jetë fantastike për ty, më një shpërblim më pas.
Peshqit: Një nga arsyet pse je kaq popullor është për shkak se je i ndjeshëm ndaj njerëzve të tjerë. Si rezultat të gjithë duan të jenë në ekipin apo në shoqërinë tënde. Do të jepet një buxhet që do të ndihmojë të mbyllësh disa punë të vogla