Tuesday, December 3, 2024
BallinaVitrina e libritAsllan Miftari-DASHURI E HUMBUR

Asllan Miftari-DASHURI E HUMBUR

Ku humbe…! – Ku u trete dashuri !
Sot o kurrë, bota ka nevojë për ty
Dashuri ! – Kush të çoj në amshim
Tërë bota sot, për ty është në pikëllim !


Dashuri kthehu ! – Eja dhe njëherë !
Eja njerëzimit sjelli pranverë
Dashuri eja ! – Eja mos u vono !
Eja nga gjumi letargjik na zgjo !


Dashuri zgjohu ! – Ri-lind dhe njëherë !
Pa ty bota është në skëterrë
Sot njerëzimi është në pikëllim për ty
Njerëzimi nga ti kërkon..! – Ri-zgjim dashuri !


Dashuri ! – Për ty sot vuan, dhe vendi im !
Dhe zogjtë ikin e thonë, nuk ka më pas kthim
Dashuri eja ! – Eja shpirti im !
Eja dashuri e ngroh, dhe mbi qiellin tim…!

  • Dashuri..!
  • Bota kërkon… – Ri-zgjim nga ti !
  • Bota kërkon… – Shërim dhe qetësi !
  • Bota kërkon… – Paqe dhe liri !
  • Bota kërkon… – Shumë e shumë nga ti !
  • Ri-lind e ri-kthehu, dhe njëherë dashuri !
  • Sot o kurrë….! – Bota ka nevojë për ty !
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT