Kur vitet si fletë bien ngadalë,
dhe thinjat i qepin ballit yje .
Thua se çdo gjë tani mbaroi ,
dhe s’ka më jetë, përse jetoj?
Por ti ,o nënë ,jo nuk ke plakje,
me nip e mbesë ,si zogj pranvere .
Rinore mbetesh ,një frymë e bardhë ,
në krahët e dashurisë ,që jeton pa vdekje .
Një botë e re në sytë e tyre ,
një jetë e re për ty çdo ditë.
Çdo përqafim i vogël i tyre ,
ta shton ty jetën ,ta bën dritë
.
Ti, e rinuar me përkëdhelje ,
në rrethin e ngrohtë të brezave që vinë .
Je vigan i jetës që nuk dorëzohet,
një shpirt i pastër, që zgjonë rininë.