S’mendoj për ditë të fundit,
se atë ditë askush s’e sheh.
Shqipnjë e due flamurin
mbi vig përmbi sytë mshelë.
Të stolisun nuk e due
as me drurin ma të shtrenjtë.
Veç një vig të lehtë mbi supe
kur të më përcjellin vlleznit.
Të lirë i due të dy krahët
për të fundit përqafim
që djali edhe vajza
ta kenë përjetë bekim.
Në raftë në ditë të acartë
e një lule kush s’e gjen
rrënjë në zemër ka një vazo
at çast shpejt ka me çelë.
E në është një ditë pranvere
ku më çelin trëndafilat
Përmbi krejt lulet tjera
do të çelë për mue Jasmini.
S mendoj për ditë të fundit,
se lule shumë kam mbjellë.
Të qetë do ta kem gjumin,
se në Ju do të jem përherë.