Në tingujt e kambanës të kishës së këtij muzgu
Vara psherëtimën e shpirtit të ulur në gjunj
Që nxirrte tym të kuq.
Dielli mblodhi rrezet
Dhe u nis për në darkën luksoze
Të vjeshtës me musht e raki,
Perëndimi përflakte shegat përmbi bregdet,
Ku heshtja gjurmëve në rërë klithte dhe mori malin.
Paqen e zemrës ku strehohen sytë e tu
E ka mbuluar një dallgë prushi ,
Ku pritja noton
E unë frikohem
Mos mbytem, derisa të përqafoj !