BallinaSportCasemiro përshëndetet me tifozët e United, mesfushori brazilian luajti ndeshjen e fundit...

Casemiro përshëndetet me tifozët e United, mesfushori brazilian luajti ndeshjen e fundit ne Old Trafford

Lamtumira e Casemiros me fanellën e Manchester United duket se është shumë pranë. Mesfushori brazilian përjetoi një moment tepër emocional gjatë fitores 3-2 ndaj Nottingham Forest, në atë që me shumë gjasa ishte paraqitja e tij e fundit në “Old Trafford”.

Në minutën e 80-të, trajneri Michael Carrick vendosi ta zëvendësojë brazilianin, ndërsa i gjithë stadiumi shpërtheu në duartrokitje dhe ovacione në këmbë për një nga liderët e skuadrës në vitet e fundit. Atmosfera ishte prekëse, me tifozët që i dhanë respektin e merituar një prej figurave më të rëndësishme të ekipit.

Pas ndeshjes, Casemiro iu drejtua tifozëve me një mesazh emocionues: “Gjëja më e mirë tek ky klub jeni ju, tifozët.”

Braziliani, i transferuar nga Real Madridi në verën e vitit 2022, largohet pas tre sezonesh me “Djajtë e Kuq”, ku regjistroi 160 paraqitje dhe 26 gola, duke lënë gjurmë të rëndësishme si brenda ashtu edhe jashtë fushës./Klan Kosova.tv/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT