Thursday, December 26, 2024
BallinaVitrina e libritBlerta Basha -MALL PËR SHTËPIN KU U RRITA

Blerta Basha -MALL PËR SHTËPIN KU U RRITA

Ah sa mall për shtëpin ku u rrita,
E vogël e thjesht shtruar me baltë
Në atë shtëpi me gurë e tjergulla ,
Më kap nostalgji, më djeg veç shumë mall.


Atje është dashuria qiellore e femijërisë,
Atje janë të qeshurat edhe kur kam qarë,
Krojet e ftohta që gurgullonin pa pushim,
Atje është gjysma e shpirtit nga unë e ndarë.


Atje janë gjurmët e hapave fëminore,
Atje ku bilbilat këndojnë shumë ëmbël,
Çdo gjë është si ylberi plot ngjyra,
Ah se në atë shtëpi, kam lenë dhe zemër.


Atje ka veç dashuri universale nëne,
Atje i gjithë shpirti merr ngjyrën e qiellit.
Në atë shtepi nostalgjike me gurë e tjergulla,
Doja të përqafohesha me krahët e diellit!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT