Friday, December 27, 2024
BallinaVitrina e libritFatos Arapi – Atdheu

Fatos Arapi – Atdheu

Atdheu është dhembje, është dhembje,
Një prill i pikëlluar në shpirt.
Atdheu është kryqi, është kryqi.
E mban – edhe të mban ty – në shpirt.

Atdheu është toka e premtuar.
Ti shkel si një zot dhe s’e ke ndën këmbë.
Atdheu s’ka fjalë, ka sy të trishtuar.
Vdes dashuria në dashuri që të çmend.

Atdheu është buka e uritur:
Të ikën nga duart e dot nuk e ngop
Ëndërr dhe ankth dhe shpresë e sfilitur.
Me sytë n’errësirë vetveten kërkon.
Atdheu është varr i hapur, është varr.
Një jetë drejt tij shkon me besë që bind.
Në një pikë loti mbyt lotin fatvrarë.
Në një pikë loti lirinë e lind.
Atdheu yt i vogli, i vogli,
ai hyjnori, i pavdekshmi – loti.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT