Friday, November 22, 2024
BallinaVitrina e libritXhavit Gasa-OPINGAT E LLASTIKUT

Xhavit Gasa-OPINGAT E LLASTIKUT

Gërmoj i etur në sirtarin me kujtime
Gjeta opingat e llastikut të fëmijërisë
Të bëra me kamardare gome makine.
Sa i gëzohesha kësaj dhurate të prindërve!


I ruaja me kujdes të mos griseshin aq shpejt
Këmbëzbathur bridhja me shokët për futboll.
I pastroja çdo ditë rrugës e ecja me kujdes.
Opingat prej llastiku i ruaja vetëm për shkollë.


Kur t’i lexoni vargjet, mos u bëni të habitur!
As mos kujtoni se unë paskam lajthitur
Krah vargjeve që deri tani kam zhgarravitur.
Nuk mund të harroja as opingat e llastikut..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT