Friday, November 22, 2024
BallinaSportParashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Moti gjatë javës së ardhshme do të jetë kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 10 deri në 17 gradë Celsius.

Njoftimi i IHMK-së

E hënë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

E martë- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

E mërkurë. Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet-3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet14-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtim i verilindjes e lehtë deri mesatare.

E enjte- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësira më të fokusuara parashihen për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

E premte. Edhe dita e premte parashihet me pak vranësira dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT